Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bjellorusia përgatit “përgjigjen” ndaj stërvitjeve të NATO-s

Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, maj 2022

Bjellorusia ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së saj, ka njoftuar të martën ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, raportoi CNN-i.

Kjo është planifikuar si pjesë e një reagimi ndaj stëvitjeve “Defender Europe” që po zhvillohen në territorin e vendeve të NATO-s që nga 1 maji, ka shtuar ai.

Khrenin tha se pala bjelloruse po i shikon stërvitjet e NATO-s dhe sheh çdo lëvizje në të cilën përfshihen grupet e batalioneve dhe detyrat që ata planifikojnë të kryejnë.

“Duke kuptuar kërcënimet që mund të vijnë prej tyre, ne reagojmë në mënyrë adekuate, vendosim trupat e duhura në këto zona”, shtoi ministri.

Javën e kaluar, ushtria bjelloruse filloi një inspektim të paparalajmëruar më parë të forcës së saj të reagimit, duke planifikuar lëvizjen e një sasie të konsiderueshme pajisjesh ushtarake, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Edhe Ushtria bjelloruse ngre gatishmërinë luftarake Sport Ushtria bjelloruse ngre gatishmërinë luftarake

Kërcënimi i sulmeve me raketa ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile të Ukrainës nga territori i Bjellorusisë nuk ka pushuar asnjëherë, tha të mërkurën e kaluar Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

"Siç e dini, sot ushtria ruse po përdor territorin e Republikës së Bjellorusisë si trampolinë për sulmin ndaj Ukrainës", tha Motuzyanyk javën e kaluar.