Një amerikan i burgosur në Bjellorusi është liruar, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN-in.
Youras Ziankovich ishte arrestuar në Moskë më 2021 dhe më pas ishte dërguar në Minsk të Bjellorusisë, ku akuzohej se ishte pjesë e komplotit për grushtshtet të mbështetur nga SHBA-ja kundër liderit bjellorus, Alexander Lukashenko. SHBA-ja e ka mohuar këtë gjë.
Lirimi i tij nuk ishte pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.
Sipas “Global Reach”, organizatë që e ka mbrojtur rastin e tij, Ziankovich nuk ka pasur qasje me zyrtarët amerikanë deri në janar 2025.
“E dija se kjo ditë do të vinte. U deshën 1,480 ditë por ai mbijetoi dhe është rrugës për në shtëpi tek unë dhe tek Amerika”, ka thënë gruaja e tij, Alena Dzenisavets.