Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat pritet të kundërshtohet vendimi i presidentit Alexander Lukashenko, i cili një ditë më parë urdhëroi forcat e armatosura që të qëndrojnë në gatishmëri, për të mbrojtur kufijtë perëndimor të vendit.
Mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Bjellorusisë, që prej se Lukashenko – i cili është në pushtet nga viti 1994 –shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Mbi 7.000 protestues janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar votimet dhe kanë dënuar brutalitetin e përdorur nga autoritetet ndaj protestuesve.
Më 23 gusht u raportua se trupi i një djali të ri, i cili u zhduk pas një proteste më 12 gusht, u gjet në një pyll në afërsi të kryeqytetit, Minsk. Trupi i tij u tha se kishte shenja të dhunës.
Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja opozitare, u largua në Lituani pas zgjedhjeve. Ajo pretendon se në zgjedhjet presidenciale kishte fituar 60 deri në 70 për qind të votave. Më 22 gusht, ajo deklaroi se bjellorusët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe nuk duhet t’i besojnë Lukashenkos kur thotë se vendi është nën kërcënim ushtarak.
“Ne jemi populli i Bjellorusisë, ne jemi shumica dhe nuk do të zmbrapsemi. Më nuk frikësohemi”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
Edhe
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
Komentet e saj ishin në lidhje me disa pretendime të Lukashenkos se trupat e NATO-s në Poloni dhe Lituani i janë afruar kufijve me Bjellorusinë.
NATO-ja ka thënë se këto pretendime të Lukashenkos janë të pabaza. \Rel
-
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja
-
Lituania refuzon bisedimet me Bjellorusinë për rihapje të kufirit
-
Bjellorusia thotë se mund t’i furnizojë me energji zonat e Ukrainës që i kontrollon Rusia
-
Bjellorusia liron 52 të burgosur në këmbim të lehtësimit të disa masave nga SHBA-ja