Pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të hapë fondet për të mbledhur ndihma për riparimin e katedrales “Notre Dame” në Paris që u dogj të hënën në mbrëmje, ka nisur mbledhja e miliona eurove për këtë qëllim.
Së fundmi, familja e biznesmenit Bernard Arnault dhe brendi i tij LVMH kanë njoftuar se do të dhurojnë 200 milionë euro në këtë fond, ndërsa tashmë janë ndërmarrë shumë iniciativa për të ndihmuar në riparimin e saj, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.
Edhe biznesmeni tjetër francez, Francois-Henri Pinault ka njoftuar pak orë pas djegies së katedrales 850-vjeçare se do të dhurojë 100 milionë euro për riparimin e saj.
Platformat për fonde online tashmë janë mbushur me iniciativa me qëllim të riparimit të simbolit të Parisit. Më shumë se 50 fushata tashmë janë lansuar të hënën vetëm në “GoFundMe”.
-
“Notre Dame” nga pluhuri përsëri monument, punimet do të vazhdojnë
-
“Notre Dame” e Parisit ringjallet plot shkëlqim
-
Macroni mbikëqyr punimet në Notre-Dame, dy vjet pas zjarrit
-
Nga 1 miliard euro që u premtuan, janë dhënë vetëm 20 milionë për rindërtimin e “Notre Dames”
-
Shqipëria ofron 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame