Shitjet me pakicë në Gjermani ranë 5.4 për qind në bazë mujore në prill, rënia më e madhe brenda një viti, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave të vendit (Destatis), shkruan AA.
Rënia është më e madhe nga sa ishin pritjet e tregut. Pritjet ishin për një rënie prej 0.2 për qind, ndërsa shkaktarët kryesorë të rënies shihen çmimet e energjisë dhe ushqimeve.
Shitjet e produkteve ushqimore ranë me një rekord prej 7.7 për qind ndërsa shitjet e produkteve joushqimore ranë me 4.4 për qind.
Ndërkohë, shitjet online dhe shitjet me pakicë me porosi me postë u rritën me 5.4 për qind.
Tregtia me pakicë në muajin prill shënoi rënie reale vjetore prej 0.4 për qind.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania do të ulë taksën për naftën dhe benzinën për dy muaj
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Reforma në Gjermani: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet e kontratat e punës