Një sondazh i ri tregon se 48 për qind e votuesve do të votonin për presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në të ardhmen e afërt.
Sondazhi është kryer nga Qendra Levada në datat 21-24 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati tregon se mbështetja për Putinin ka rënë, krahasuar me 62 për qind sa ka qenë në prill të 2015-ës dhe 53 për qind në janar 2016-ës.
Putin - në pushtet herë si president, herë si kryeministër qysh më 1999 - pritet të garojë edhe për një mandat gjashtëvjeçar të presidentit në mars të 2018-ës.
Qendra Levada ka bërë anketën me 1,600 të rritur në gjithë Rusinë, duke i pyetur: A do të votojnë dhe për kë nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme?