Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me aleatët në Gjermani dhe Spanjë në fund të qershorit, në përpjekje për t’i mbajtur të bashkuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur të mërkurën se Bideni do të udhëtojë në Gjermaninë jugore më 25 qershor, për të marrë pjesë në samitin e G7-s, njoftoi Associated Press të mërkurën.
Pas këtij takimi, Bideni do të udhëtojë për në Madrid, më 28 qershor për të marrë pjesë në një takim tjetër, samitin e radhës të NATO-s.
Të dy këto takime të rëndësishme do të mbahen në kohën kur po bëhen katër muaj nga nisja e luftës në Ukrainë, derisa SHBA-ja dhe aleatët e saj po vazhdojnë të dërgojnë armatim të rëndë atje për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.