Presidenti Joe Biden ka thënë se nuk po konsideron çuarjen e trupave amerikane për ta mbrojtur Ukrainën në përgjigje për grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi.
“Kjo nuk është në tavolinë”, u ka thënë gazetarëve të mërkurën, një ditë pasi kishte folur me presidentin rus Vladimir Putinin, një përpjekje për shmangien e krizës ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBideni ka paralajmëruar Putinin se do të ketë “pasoja të rënda” nëse Rusia fillon sulm mbi Ukrainën dhe shtoi se SHBA-ja do të ofronte “kapacitete mbrojtëse” për ushtrinë ukrainase.
Ai theksoi edhe se po shpresonte për takime të nivelit të lartë në mes të Rusisë dhe të paktën katër anëtarëve të NATO-s për të adresuar ankesat e Kremlinit.