Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni thërret për unitet në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar unitet në ditën kur SHBA-ja kujton viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në një videoadresim të lëshuar me rastin e 20 vjetorit të këtyre sulmeve, Bideni ka kujtuar 2,977 njerëzit që kanë humbur jetën në këto sulme.

“Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetët e tyre në minutat, orët, muajt dhe vitet më pas”, tha Bideni duke folur për punëtorët emergjent që iu përgjigjën sulmeve.

AI ka shtuar se pavarësisht se sa kohë ka kaluar, kujtimet për këto ngjarje rikthejnë kohën sikur të ishte duke ndodhur gjithçka tani.

"Ne mësuam se uniteti është e vetmja gjë që nuk duhet të prishet kurrë," tha Bideni.

Edhe Bushi bën thirrje për unitet në 20-vjetorin e sulmeve Botë Bushi bën thirrje për unitet në 20-vjetorin e sulmeve

Sulmet, të cilat ishin planifikuar nga Al -Kaeda nga Afganistani, panë katër avionë pasagjerësh amerikanë të kapur nga sulmuesit vetëvrasës - dy prej të cilëve u hodhën në Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork.

Aeroplani tjetër u hodh në Pentagon, ndërkaq aeroplani i katërt ishte përplasur në një fushë në Pensilvani.