Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, është takuar të enjten me Yulia Navalnayan, bashkëshorten e kritikut rus, Alexei Navalny dhe me vajzën e tyre.
Ai ka shkruar në X se trashëgimia e guximit të Navalnyt do të jetojë te familja e tij “dhe të njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë”.

“Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – të dashurit e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre shkatërruese. Trashëgimia e guximit të Aleksey do të jetojë në Yulia dhe Dasha, dhe njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar ia.
Bashkëshortja e kritikut të presidentit Vladimir Putin, ka thënë se lideri rus ka dorë në vrasjen e bashkëshortit. Ajo ka nisur fushatë që të drejtohet gishti kah Putini.
Në anën tjetër, Kremlini i ka quajtur “të neveritshme” deklarimet e saj.
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin
-
Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
-
Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose
-
SHBA-ja nuk e vë në dyshim raportin evropian për Navalnyn, thotë Rubio