Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të takohet me udhëheqësit palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar të premten përpara se të marrë pjesë për një samit në Arabinë Saudite, shkruan BBC.
Takimi i tij me presidentin palestinez Mahmoud Abbas ka të ngjarë të jetë i tensionuar, thonë analistët, pasi lidhjet mes dyja vendeve u shkëputën nën administratën Trump.
Më vonë, Bideni do të udhëtojë në Arabinë Saudite për të takuar sundimtarin e saj de-fakto, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Bideni do të takohet me princin dhe babain e tij, mbretin Salman.
Dy vjet më parë, Bideni ishte zotuar që Arabia Saudite do të paguante një çmim lidhur me vrasjen e vitit 2018 në Turqi të gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi nga agjentët sauditë.
Edhe
Bideni viziton Izraelin dhe Arabinë Saudite muajin e ardhshëm
Princi mohon përfshirjen, por inteligjenca amerikane arriti në përfundimin se vrasja u krye me miratimin e tij.
Temat e diskutimit për liderët do të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e sigurisë.
Takimi i Bidenit me presidentin Abbas në Betlehem më herët të premten do të jetë takimi i nivelit më të lartë midis SHBA-së dhe palestinezëve që kur palestinezët ngrinë lidhjet në një mosmarrëveshje mbi mbylljen e zyrës në Uashington të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), organi përfaqësues i palestinezëve nga administrata Trump më 2018.
Palestinezët duan që SHBA-ja të bëjë më shumë për të rifilluar bisedimet e paqes me Izraelin dhe për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila shërbeu si një ambasadë de facto për palestinezët përpara se të mbyllej nën presidentin Trump më 2019.
Edhe
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë
Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për përmirësimin e marrëdhënieve pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
SHBA pritet të shtyjë zyrtarët sauditë që të angazhohen për rritjen e prodhimit.