Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën nisi vizitën e parë në Lindjen e Mesme që kur mori detyrën, duke u ofruar liderëve të shqetësuar izraelitë garanci të forta për vendosmërinë e tij për ta ndaluar programin bërthamor në rritje të Iranit, duke theksuar se ai do të ishte i gatshëm të përdorte forcën “si mjetin e fundit”.
Komentet e tij u publikuan disa orë pasi liderët politikë e mirëpritën Bidenin në tepihun e kuq në aeroportin e Tel Avivit, edhe pse intervista ishte kryer para se presidenti të largohej nga Washingtoni me median “Channel 12” të Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjëja e vetme më e keqe se Irani që ekziston tani është një Iran me armë bërthamore”, ka thënë Bideni. I pyetur për përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit, Bideni tha, “Nëse kjo do të ishte zgjidhja e fundit, po”.
Aleati i SHBA-së, Izraeli, e konsideron Iranin si armikun më të madh, për shkak të programit bërthamor, thirrjeve për shkatërrim të Izraelit dhe mbështetjes së tij për grupet armiqësore ushtarake përreth rajonit.
SHBA-ja dhe Izraeli pritet të enjten të zbulojnë një deklaratë të përbashkët që thellon lidhjet e tyre ushtarake dhe fuqizimin e thirrjeve për të ndërmarrë veprim ushtarak për ta ndaluar programin bërthamor të Iranit.
Një zyrtar izraelit tha se të dyja vendet do të përkushtohen në “përdorimin e të gjitha elementeve të fuqisë kombëtare kundër kërcënimit bërthamor iranian”.
Biden: Trumpi bëri gabim trashanik kur tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka cilësuar si gabim trashanik vendimin e paraardhësit të tij, Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Në një intervistë për “Channel 12 News” të Izraelit, e regjistruar para udhëtimit katër-ditor të Bidenit në Izrael dhe Arabi Saudite, presidenti amerikan shtoi se Irani tani është më afër krijimit të një arme bërthamore.
Komentet e presidentit vijnë në mes të tensioneve në rritje me Iranin.
Derisa kritikoi politikën e jashtme të administratës Trump, ai theksoi se udhëtimi i tij në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Arabinë Saudite, ka për qëllim punën drejt stabilitetit në rajon.