Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni reagon pas keqtrajtimit të Navalnyt në burg

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se trajtimit rus i liderit opozitar, Alleksei Navallni, është krejtësisht i padrejtë dhe jo i duhur.

Navallni, i cili kundërshtari më i madh dhe më i zëshëm i presidentit Vlladimir Putin, ka hyrë në javën e tretë të grevës së urisë. Mjeku i tij ka thënë të shtunën se po rëndohet shpejt gjendja e 44-vjeçarit, i cili mund të jetë edhe në prag të vdekjes.

Mjekët e tij personalë nuk janë lejuar që ta vizitojnë në burg. Navallni hyri në grevë urie në shenjë proteste pasi autoritetet nuk i lejuan mjekët e tij ta vizitonin pas ankesave për dhimbje të mëdha të boshtit kurrizor.

Thuhet se Navallani më nuk mund t’i lëvizë këmbët. Rusia insiston se Navallnit po i përmbushet të gjitha nevojat mjekësore nga personeli i burgut.

Navallni u arrestua në janar me t’u kthyer nga Gjermani, ku ishte trajtuar pas helmimit me agjent nervor. Ai e kishte akuzuar Kremlinit për helmimin.