Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, gjatë ditës pritet të marrë edhe mbështetjen e ish-presidentit Barack Obama, njoftoi CNN të martën.
Obama pritet t’ia ofrojë këtë mbështetje dhe të shpjegojë arsyet pse po e bën këtë përmes një video-mesazhi, kanë bërë të ditur burime pranë ish-presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiden ishte zv.president në kohën kur Obama ishte president.
Dje, Biden mori mbështetje edhe nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
Sanders u tërhoq ditë më parë nga gara brenda Partisë Demokratike, duke i hapur rrugë Bidenit të jetë kandidat për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit.