Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se qeveria e tij do t’i mbulojë shpenzimet e plota për pastrimin e mbeturinave dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Florida.
Ai shtoi se administrata e tij do të mbulojë shumicën e kostove për rindërtimin e shkollave dhe infrastrukturës tjetër publike të dëmtuar nga uragani Ian i cili goditi këtë zonë të mërkurën pasdite, raportoi BBC-ja të enjten.
Individët që nuk kanë sigurim të mjaftueshëm në shtëpitë e tyre gjithashtu do të marrin mbështetje, tha Biden. Qeveria e tij u ofron atyre: 37,900 dollarë për riparime në shtëpi, 37,900 dollarë të tjera për të rikuperuar sendet e humbura, e këtu sipas tij përfshihet çdo gjë "nga vetura në një unazë martese të humbur".
Bideni paralajmëroi gjithashtu drejtuesit e naftës dhe gazit që të mos përfitojnë nga kjo tragjedi dhe të rrisin çmimet për qytetarët e Floridas.
-
Bideni viziton Floridan për të parë nga afër dëmet e uraganit Milton
-
Bideni anulon vizitën në Gjermani për shkak të uraganit "Milton" që po godet SHBA-në
-
Biden: Qeveria do ta paguajë koston totale të rindërtimit të urës
-
Joe Biden tregon mbështetje për viktimat e Floridas pas uraganit Idalia
-
Arrin në 54 numri i viktimave nga uragani Ian, 47 prej tyre në Florida