Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nisur përpjekjet për të mbyllur burgun e Guantanamos.
Siç raporton NBC News, Bideni ka një qasje tjetër nga ish-presidenti Barack Obama, i cili u pengua nga kundërshtarët kongresistë për mbylljen e burgut për terroristë të dyshuar.
Administrata e re e Bidenit është duke shpresuar që të transferojë të dyshuarit për terrorizëm që kanë mbetur në burgun e Guantanamos, në shtetet e tjera. Sipas raporteve, administrata do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbylljen e burgut dhe do të kërkojë nga Kongresi që të lejojë transferimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e sigurisë së lartë në territorin e SHBA-së.
Zyrtarët e Bidenit po ashtu kanë vendosur që të mos krijojnë një zyrë paralele dhe përfaqësues për burgun e mbyllur.
Burgu i Guantanamos është një burg ushtarak i SHBA-së i vendosur në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Që nga janari i vitit 2021, 731 nga 780 të burgosur në këtë burg janë transferuar, 40 kanë mbetur aty, ndërkaq 9 kanë vdekur.
-
Trumpi thotë se do t’i dërgojë imigrantët ilegalë në burgun Guantanamo
-
Bideni thotë se pengu amerikan Austin Tice është i gjallë në Siri
-
Biden: Netanyahu s’po bën mjaft për marrëveshjen e pengjeve
-
Bideni përgatit urdhër ekzekutiv për ta luftuar imigracionin
-
Bideni tërhiqet nga optimizmi i tij për armëpushim në Gaza