Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se memoriali në Hiroshima është “një përkujtues i fuqishëm për realitetin shkatërrues të luftës nukleare” dhe se bota duhet të përpiqet për paqe, raporton BBC.
Biden ka thënë se G7 ka konfirmuar përkushtimin për një botë “të lirë nga kërcënimet e armëve nukleare”.
Biden po ashtu ka ripërsëritur thirrjet e G7 për të larguar rrezikun nga Kina dhe për të diversifikuar.
“Nuk po kërkojmë të shkëputemi, po kërkojmë të mos rrezikojmë dhe diversifikojmë”, tha Biden.
Ai ka thënë se është me rëndësi për të mos qenë të varur nga zinxhiri furnizues kinës, t’i rezistohet detyrimit ekonomik dhe të kundërshtohen “praktikat e dëmshme që dëmtojnë punonjësit tanë”.
Edhe
Bideni sërish thotë se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse e sulmon Kina
“Kjo do të thotë të mbrosh një grup të ngushtë teknologjive të avancuara kritike për sigurinë tonë kombëtare”, tha Biden.
Biden po ashtu ka thënë se SHBA-ja do ta vendosë Tajvanin “në një pozitë ku mund ta mbrojë veten’.
Ai ka paralajmëruar se “nëse Kina vepron njëanshëm në Tajvan atëherë do të ketë reagim”.
Biden ka konfirmuar se aleatët do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën.
Edhe
Biden premton të mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina
Ai bën thirrje vetëm për “paqe dhe respekt të integritetit territorial e sovranitetit të Ukrainës”.
“Putini nuk do të thyejë vendosmërinë tonë”, tha Biden.