Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë zbarkuar të dielën në Delaware për të marrë pjesë në transferimin e trupave të 13 ushtarëve amerikanë të cilët u vranë nga një sulm me bombë, të enjten në Kabul.
Të paktën 170 persona afganë e 13 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur të enjten në një prej hyrjeve të aeroportit të Kabulit, aty ku qindra mijëra afganë dhe qytetarë të vendeve të tjera, po prisnin për tu evakuuar, pas marrjen në dorë të pushtetit në Afganistan nga talebanët.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi Shteti Islamil, IS-K.
Bëhet e ditur se Shtëpia e Bardhë e ka evituar referimin të kësaj ngjarjeje si “ceremoni”, në mënyrë që të mos krijohet presion tek familjarët e viktimave. Në vend të kësaj ngjarja është emëruar si një “lëvizje solemne”.
-
SHBA-ja ndaloi pesë raketa që kishin destinacion aeroportin e Kabulit të hënën
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
Bideni paralajmëron se një tjetër sulm do të ndodhë në Kabul të dielën
-
SHBA-ja kundërvihet me sulm ajror, shënjestron një anëtar të Shtetit Islamik
-
Shkon në mbi 170 numri i të vdekurve nga sulmet në Kabul