Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni lëshon një paralajmërim të ri për Rusinë lidhur me Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ripërsëritur të enjten se çdo lëvizje e trupave ruse përtej kufirit të Ukrainës do të përbënte një pushtim, duke thënë se Moska do të "paguante një çmim të rëndë" për një veprim të tillë.

Paralajmërimi i tij i ashpër për presidentin rus Vladimir Putin ishte një përpjekje tjetër për të pastruar çdo konfuzion në lidhje me pozicionin e SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, pasi Bideni u kritikua ashpër të mërkurën pasi deklaroi se një "pushtim i vogël" nga Rusia do të nxiste një përgjigje më të vogël.

“Kam qenë absolutisht i qartë me presidentin Putin. Ai nuk ka asnjë keqkuptim: çdo njësi ruse e grumbulluar e që lëviz përtej kufirit ukrainas, është një pushtim”, ka thënë Biden.

"Le të mos ketë asnjë dyshim, nëse Putini e bën këtë zgjedhje, Rusia do të paguajë një çmim të rëndë”, ka shtuar ai.

Komentet e tij erdhën ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken përgatitet të takohet të premten në Gjenevë me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, në një përpjekje të madhe për të lehtësuar tensionet që duket se ka gjasa të dështojnë.

Edhe Biden paralajmëron Putinin: Rusia do të paguajë 'çmim të tmerrshëm' nëse pushton Ukrainën Botë Biden paralajmëron Putinin: Rusia do të paguajë 'çmim të tmerrshëm' nëse pushton Ukrainën

Të mërkurën, Bideni ka thënë se mendon se Moska do ta pushtojë Ukrainën, dhe e paralajmëroi Putinin se vendi i tij do të paguajë një "çmim të shtrenjtë" për jetët e humbura dhe një ndërprerje të mundshme nga sistemi bankar global nëse e bën këtë.

Por Bideni gjithashtu shkaktoi shqetësim mes aleatëve pasi tha se përgjigja ndaj një pushtimi rus "varet nga ajo që bën".

“Është një gjë nëse është një pushtim i vogël dhe më pas ne përfundojmë duke u grindur se çfarë të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë, etj”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte në mesin e atyre që shprehën shqetësimin për komentin e Biden-it për shprehjen “pushtim i vogël".

“Ne duam t'u kujtojmë fuqive të mëdha se nuk ka pushtime të vogla dhe kombe të vogla. Ashtu siç nuk ka viktima të vogla dhe pak pikëllim nga humbja e njerëzve të dashur”, shkroi ai në Tëitter.

Edhe Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën Botë Biden i kërkon Perëndimit ta mbështesë Ukrainën

Më herët, Blinken paralajmëroi në Berlin se do të kishte një përgjigje "të shpejtë, të ashpër" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nëse Rusia dërgonte ndonjë forcë ushtarake në Ukrainë.