Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni kërkon falje pas deklaratave për afro-amerikanët

Foto: Reuters

Kandidati demokrat, Joe Biden, ka rrezikuar dëmtimin e fushatës, pasi ka deklaruar se afro-amerikanët nuk janë të zinj nëse vetëm e mendojnë që ta votojnë presidentin Donald Trump para tij.

Bideni këtë deklaratë e bëri në një intervistë me një radio afro-amerikane. Ish-zëvendëspresidenti është penduar për komentet e shkujdesura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afro-amerikanët kanë qenë vendimtarë në kandidaturën e Bidenit. E këtë e ka arsyetuar kur ka thënë se shtatë gra afro-amerikane do të jenë në garë që të jenë zëvendëspresidente, nëse ai i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.