Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur katastrofë masive në shtetin e Hawaiit.
Shpallja e saj nënkupton se qeveria do të sigurojë fonde për të ndihmuar në gjendjen që po shkaktohet me zjarret.
Ndihma do të shkojë për përpjekjet e rimëkëmbjes shtetërore dhe lokale, raportoi BBC.
Individët e prekur në Maui do të mund të kenë qasje në fonde për ndihmë, si grante për strehim të përkohshëm, riparime shtëpiake dhe kredi të ulëta që ndihmojnë në humbjet e pronës.
Edhe pse nuk janë të pazakonta në Hawaii, por zjarret e ditëve të fundit janë vlerësuar si më të rëndat në histori.
36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Maui.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii, gjendja vazhdon të jetë katastrofale
-
Mbi 160 të vdekur në SHBA nga uragani Helene
-
SHBA-ja do të lëshojë ndihma nga ajri në Gazë
-
Joe Biden tregon mbështetje për viktimat e Floridas pas uraganit Idalia
-
Uragani “Idilia” godet Floridan e Georgian, afro 400 mijë mbesin pa energji elektrike