Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do t’i presë të mërkurën liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpi të Bardhë, për të diskutuar për aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të martën, raportoi BBC-ja.
Presidenti amerikan, kryeministrja suedeze, Magdlenba Andersson dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinist do të diskutojnë po ashtu “sigurinë evropiane e po ashtu edhe forcimin e partneritetit për çështjet globale e po ashtu për çështjet që kanë të bëjnë me mbështetjen për Ukrainën”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Finlanda ka aplikuar ditë më parë për anëtarësim në NATO, derisa edhe Suedia e ka nënshkruar të martën aplikimin e saj për anëtarësim.
Turqia është i vetmi shtet anëtar i NATO-s, e cili e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake.
-
Bideni përkrah anëtarësimin e Suedisë në NATO
-
Biden pret të enjten kryeministren e Suedisë dhe presidentin finlandez
-
Presidenti amerikan viziton anëtarin më të ri të NATO-s
-
Presidenti amerikan takohet me krerët e vendeve nordike në Helsinki
-
Senati amerikan pritet ta ratifikojë sot hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO