Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, reagoi ndaj raportit të së premtes për Indeksin e Çmimeve të Konsumit që zbuloi inflacion të lartë të vazhdueshëm, duke premtuar se lufta kundër inflacionit është "prioriteti kryesor ekonomik" i tij, ndërsa fajësoi Rusinë që nxiti rritjet e çmimeve me pushtimin e Ukrainës, shkruan CNN.
"Edhe pse ne vazhdojmë punën tonë për të mbrojtur lirinë në Ukrainë, ne duhet të bëjmë më shumë - dhe shpejt - për të ulur çmimet këtu në Shtetet e Bashkuara", ka thënë Biden në një deklaratë.
"Raporti i sotëm i inflacionit konfirmon atë që amerikanët tashmë e dinë. Rritja e çmimit nga Putini po i godet fort amerikanët", shtoi ai.
Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive të naftës dhe gazit të mos marrin fitim të tepruar.