Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përzgjedhur Denis McDonough, për drejtues të Departamentit për Çështjet e Veteranëve.
Denis McDonoughi ishte pjesë e administratës së Barack Obamas. Ai ishte zëvendëskëshilltar i sigurimit kombëtar të Obamas, i përfshirë në sulmin të Navy SEAL në vitin 2011, që vrau udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.
McDonoughi thuhet se do e ketë një nga agjencitë më sfiduese në Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur nga fakti që Bideni ka kërkuar një person me përvojë të madhe në këtë fushë, shkruan CNN.
Me emërimin e McDonoughit, grupe veteranësh kishin shpresuar se këtë post do e merrte një veteran i luftërave në Irak ose Afganistan. McDonough nuk kishte shërbyer në ushtri.
-
Cholleti ndërron detyrë, kalon në rol kyç për mbrojtjen amerikane
-
Bideni emëron dy ish-zyrtarë të NSA-së për pozicione të larta kibernetike
-
Bideni zgjedh William Burnsin në krye të CIA-s
-
Bideni do të angazhojë ish-zyrtare të Obamas në poste kyç të sigurisë kombëtare
-
Bideni, nga sot ka qasje tek informacionet e zbulimit