Joe Bideni e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ndotje të politikës dhe ka premtuar se do ta mposhtë, në rast se shpallet kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Gjatë dy ditëve të fundit, mediat amerikane kanë raportuar se Trumpi i kishte bërë presion presidentit të Ukrainës që ta hetojë Bidenin dhe të birin e tij për shkak të një biznesi në këtë shtet, transmeton KTV. Rasti i telefonatës, që besohet se ka ndodhur në muajin korrik, ka ngjallur një betejë të re mes demokratëve dhe republikanëve.
“The Wall Street Journal” ka raportuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensiy ishte telefonuar tetë herë nga administrata e Trumpit dhe se rasti është denoncuar nga një punonjës i Shtëpisë së Bardhë, që kishte kërkuar të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shtetit ukrainas, që përmes ministrit të saj të Jashtëm, ka mohuar se Trumpi i ka bërë presion presidentit Zelenskiy.
-
Zelensky mohon se ka bërë pazare me Trumpin
-
Trumpi mohon motivet politike për hetimet ndaj Bidenit në Ukrainë
-
Publikohet transkripti i telefonatës së Trumpit me Zelenskiyn
-
Trump e pranon se ka biseduar me presidentin ukrainas për Bidenin e djalin e tij
-
Biden kërkon që Trumpi të publikojë bisedën me presidentin ukrainas