Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta takojë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë udhëtimit të tij në Evropë këtë muaj, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.
Takimi, i cili do të mbahet më 14 qershor krahas samitit të NATO-s në Bruksel, vjen pas tensioneve mes dy liderëve.
Erdogani ishte shprehur i zhgënjyer kur Bideni deklaroi vrasjes masive të armenëve nga turqit më 1915 si “gjenocid”, një dekret që Ankaraja për shumë kohë e ka kundërshtuar, raporton AP.
Shtëpia e Bardhë ka zbuluar edhe detaje të tjera të udhëtimit të parë si president të Bidenit në botë, që fillon nga java e ardhshme. Presidenti fillimisht do të takojë kryeministrin britanik Boris Johnson, para samitit të G-7 në Mbretërinë e Bashkuar.
-
Bideni do ta paralajmërojë Erdoganin kundër “veprimeve të ngutshme”
-
Erdogani kthen sytë kah Putini pas zhgënjimit me Bidenin
-
Bideni takon Erdoganin në Bruksel
-
Bideni dhe Erdogani takohen në një moment të tensionuar për marrëdhëniet SHBA-Turqi
-
Bideni ia bën me dije Erdoganit se do ta pranojë gjenocidin ndaj armenëve