Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni: Do të përgjigjemi nëse Putini përdor armë kimike

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar të enjten se SHBA-ja do të përgjigjet nëse presidenti rus, Vladimir Putin, përdor armë të shkatërrimit në masë.

Këtë deklaratë Biden e ka bërë në një konferencë për media, pas Samitit të NATO-s ku u diskutua për situatën në Ukrainë, raportoi CNN-i.

"Ne do të përgjigjemi nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit", ka thënë Biden.

Presidenti amerikan po ashtu ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpresuar se NATO-ja ishte e përçarë.

Bideni ka thënë se Putini ka llogaritur keq në vendimin e tij për ta pushtuar Ukrainën.

Edhe Kremlini thotë se Bideni po hedh “benzinë në zjarr” Botë Kremlini thotë se Bideni po hedh “benzinë në zjarr”

"Putini po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Nga bisedat e mia me të ishte e qartë se ai nuk mendonte se mund ta mbante këtë kohezion. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që ai mendonte se do të merrte kur shkoi në Ukrainë. NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot”, ka thënë Biden.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më herët të enjten se aleanca do të përforcojë sistemet e saj të mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës.


Biden: Sanksionet s’e pengojnë Putinin, por mbajtja e tyre do ta ndalojë atë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë të enjten se sanksionet nuk e pengojnë Rusinë të vazhdojë sulmin që e ka nisur në Ukrainë, por mbajtja e tyre do ta ndalojë atë.

Edhe Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë Botë Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas Samitit të NATO-s në Bruksel, Bideni ka thënë se këto sanksione nuk do të mbahen vetëm për një muaj apo dy, po për gjithë pjesën tjetër të vitit.

“Sanksionet nuk pengojnë kurrë. Mbajtja e sanksioneve, arsyeja se pse kërkova këtë takim të NATO-s sot është të jemi të sigurt se pas një muaji, ne do të mbajmë atë që po bëjmë, jo vetëm muajin tjetër, muajin pasardhës, por për pjesën e mbetur të gjithë këtij viti. Kjo është ajo që do ta ndalojë atë”, ka thënë Bideni.