Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni do t'i adresohet çështjeve të pandemisë, barazisë dhe imigracionit

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, do t’i adresohet çështjeve të barazisë dhe imigracionit. Biden do të inaugurohet sot si president i 46-të i SHBA-së.

Ai do të lëshojë një urdhër ekzekutiv për t’iu adresuar barazisë racore në politikat federale dhe programet, synim që ka për qëllim të çrrënjosë racizmin sistematik. Po ashtu do të shfuqizojë disa urdhëra të Donald Trumpit,m ka thënë ekipi i Bidenit, raporton BBC.

Po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund ndalesës kontraverse të udhëtimit që kishte lëshuar presidenti Donald Trump, i cili u kishte ndaluar hyrjen në SHBA disa shteteve me shumicë myslimane.

Po ashtu Bideni do të urdhërojë ndalimin e ndërtimit të një muri kufitar me Meksikën, në pritje të rishikimit të ligjshmërisë së financimit që ishte përdorur nga administrata Trump. Bideni po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që revokon një plan të Trumpit për të dëbuar imigrantët e padokumentuar nga regjistrimi dhe do të nënshkruajë një memorandum për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes për “ëndërrimtarët” – një skemë që mbron imigrantët e rinj të padokumentar nga deportimi.

Bideni po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të ndihmuar në parandalimin dhe luftimin e diskriminimit – përfshirë në vende të punës – në baza të identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Edhe FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende Botë 4 d. më parë FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende

Për çështjen e pandemisë COVID-19: Bideni do të dekretojë një “Sfidë 100 ditore të mbajtjes së maskës”, duke i kërkuar amerikanëve që për të mbajnë maskën për 100 ditë dhe do të nënshkruajë edhe një urdhër nacional për maska, ku do të kërkohet që të mbahen masat në gjitha ndërtesat dhe pronat federale, do të ndalojë tërheqjen e SHBAsë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të krijojë pozitën e “Koordinatorit për reagim ndaj COVID19”, nëpërmjet një veprimi ekzekutiv. Ky është një rol që do t’i raportojë direkt presidentit, do të rivendosë Drejtorinë për Siguri Shëndetësore Botërore dhe Biombrojtje në kuadër të Këshillit Nacional të Sigurisë.

Po ashtu do të kthehet në marrëveshjen e Parisit për klimë.