Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden thotë se marrëveshja për pengjet është afër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë indikacione se është afër arritja e marrëveshjes për lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të pauzës së ofensivës izraelite.

Këto komente i ka bërë gjatë ceremonisë së përvitshme të Ditës së Falënderimeve.

I pyetur nga një gazetar nëse marrëveshja është afër, Bideni i ka kryqëzuar gishtërinjtë duke thënë “besoj se po”.

Të dielën, Washington Post ka raportuar se marrëveshja është e pashmangshme dhe ambasadori i Izraelit në SHBA ka deklaruar se shpreson që ajo do të arrihet shpejt.

Artikuj të ngjashëm