Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut janë bërë bashkë si asnjëherë më parë kundër sjelljeve provokuese të Koresë së Veriut, duke paralajmëruar përgjigje të përbashkët nëse Pheniani kryen testin e shtatë bërthamor, shkroi të dielën Reuters.
Duke folur në Kamboxhia pas një takimi trepalësh me kryeministrin japonez, Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, Bideni i quajti këto vende “aleatë kritikë”, që ndajnë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për testet raketore të Koresë së Veriut.
Të tre krerët lëshuan deklaratë të përbashkët duke lavdëruar "nivelin e koordinimit trepalësh" që kishin arritur dhe u zotuan të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, veçanërisht në fushën e sigurisë.
Gjatë fjalimit të tij, Biden gjithashtu ka nënvizuar angazhimin "e hekurt" të SHBA-së për të mbrojtur të dy aleatët.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, të tre liderët dënuan me forcë numrin e lëshimeve të raketave balistike të Koresë së Veriut këtë vit dhe thanë se ato përbënin një "kërcënim të rëndë" për paqen dhe sigurinë në rajon.
Ata thanë se një test bërthamor i Koresë së Veriut do të përballej me një përgjigje të fortë dhe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar.
-
SHBA-ja dhe Japonia dënojnë testin raketor të Koresë së Veriut
-
SHBA-ja e Koreja e Jugut të hapura të zgjerojnë aktivitetet ushtarake për ta ndaluar Korenë e Veriut
-
Bideni mbërrin të premten në Korenë Jugore nën frikën e raketave bërthamore të Koresë Veriore
-
Koreja e Veriut mund të lëshojë raketë gjatë vizitës së Bidenit në Azi
-
Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore