Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Nëse demokracia dështon me Iranin, shkojmë me opsione të tjera

Presidenti amerikan Joe Biden, i ka thënë kryeministrit izraelit, Naftali Bennett të premten, se diplomacia është opsioni i tij i parë, mirëpo ai do të konsiderojë hapa të tjerë, nëse përpjekja për ta ringjallur marrëveshjen nukleare me Iranin dështon.

Bideni e bëri këtë deklaratë gjatë takimit të parë bilateral me kryeministrin Bennett, që kur ky i fundit u betua si shef qeverie në qershor të këtij viti.

“Ne kemi vendosur demokracinë në rend të parë, dhe po shohim se çka po sjell ajo. Por, nëse demokracia dështon, ne jemi të gatshëm t’u kthehemi opsioneve të tjera”, ka deklaruar Biden.

Takimi Biden-Bennett ishte shtyrë të entjen për një ditë, për shkak të sulmeve në aeroportin e Kabulit.

Ndërkohë, Bennetti thuhet se ka arritur në Shtëpinë e Bardhë me qëllim që të dekurajoj Bidenin që t’i kthehet marrëveshjes nukleare me Iranin, marrëveshje kjo që ishte shkelur gjatë administratës së Obamas dhe më vonë ishte anuluar nga presidenti, Donald Trump.