Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të mërkurën se dita e zgjedhjeve të martën ishte e mirë për demokracinë, raporton Reuters.
“Ishte një ditë e mirë, mendoj, për demokracinë”, ka thënë Bideni para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se demokratët ia dolën më mirë sesa pritej pasi Bideni e përqendroi fushatën e tij kryesisht në parandalimin e kërcënimeve ndaj demokracisë amerikane, sigurimin e të drejtave të abortit dhe lartësimin e politikave të tij ekonomike.
Republikanët nga këto zgjedhje mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por kontrolli i Senatit varet nga tri gara për të cilat pritet të njoftohet të mërkurën pasdite.
Bideni tha se ishte i përgatitur të punonte me republikanët.
Edhe
Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit e tejkalon një parti politike
"Mendoj se populli amerikan e ka bërë të qartë se ata presin që republikanët të jenë të përgatitur të punojnë me mua gjithashtu”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan ka shtoi se kur të kthehej nga një udhëtim në Azi, do të ftojë liderët demokratë dhe republikanë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar prioritetet e ardhshme.