Regjimi i fitnesit të Joe Bidenit mund të jetë potencialisht telashe për shërbimin e sigurisë të angazhuar për sigurinë e presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë, me biçikletën e ushtrimeve “Peloton” që konsiderohet si rrezik për sigurinë kibernetike.
Në shtëpinë e tij në Wilmington të Delawaret, Bideni raportohet se niste ditët me ushtrime me pajisjet e fitnesit si dhe biçikletën “Peloton”. Kjo biçikletë e fitnesit ka të kombinuar një çikletë ushtruese me një tablet interaktiv që ia mundëson ngasësit të marrë pjesë në grupe të caktuara të trajnimeve.
Për shkak të pandemisë dhe urdhrave për izolime e distancë sociale, produkti bëri famë edhe më të madhe.
Gjithsesi, pos që shikohet instruktori, pjesëmarrësit nëpër klasa po ashtu shihen në pamje, duke nënkuptuar se tableti vjen me kamerë dhe një mikrofon, që konsiderohet pajisje e ndjeshme për Shtëpinë e Bardhë.
Revista “Popular Mechanics” ka folur me ekspertin e sigurisë kibernetike, Max Kilger, nga Universiteti i Teksasit. Ai ka thënë se “për shkak të lidhjes me internet, edhe nëse ka softuerë të sigurisë... këto gjëra mund të thyhen nëse jeni shumë i aftë. Nëse me të vërtetë doni që ‘Pelotoni’ të jetë i sigurt, hiqeni kamerën dhe mikrofonin dhe pajisjet me internet... dhe thjesht përdoreni si biçikletë të mërzitshme. Humbni shkëlqimin dhe atraktivitetin e pajisjes”.
Edhe
Paditet ish-këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare, John Bolton
Kjo s’është hera e parë që një çështje e tillë është ngritur. Më 2017, ishte kuptuar se ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, kishte një pajisje të modifikuar ‘Peloton’ që vinte pa kamerë dhe mikrofon.
Para pandemisë, në fund të vitit 2019, vlera e ‘Pelotonit’ pësoi rënie për shkak të një reklame ku burri i bleu pajisjen bashkëshortes për të humbur peshë.
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç
-
733 aksidente me mjete me dy rrota vitin e shkuar, 12 prej tyre me fatalitet