Bibla prej kohësh është në listën e librave më të sfiduar të Shoqatës Amerikane të Bibliotekave dhe u hoq përkohësisht nga raftet vitin e kaluar në rrethet shkollore në Teksas dhe Misuri
(AP) - Libri i Mirë po trajtohet si libër i keq në Utah pasi një prind i pakënaqur nga përpjekjet për t’i ndaluar materialet nga shkollat e bindi një lagje periferike se disa vargje të Biblës ishin shumë vulgare ose të dhunshme për fëmijët më të vegjël.
Libri i radhës që mund të ndalohet nga shkollat është edhe Libri i Mormonit.
Distrikti shkollor me 72 mijë nxënës në veri të Salt Lake Cityt e hoqi Biblën nga shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa e mbante në shkollat e mesme pasi komiteti rishikoi shkrimin në përgjigje të një ankese nga prindërit. Distrikti ka hequr tituj të tjerë, duke përfshirë “The Absolutely True Diary of a Part-Time Indian” të Sherman Alexie dhe “Looking for Alaska” të John Green, shkaku i ligjit shtetëror të vitit 2022 që kërkon që distriktet të përfshijnë prindërit në vendimet mbi atë që përbën “material të ndjeshëm”.
Të premten, u paraqit një ankesë në lidhje me shkrimin e besimit mbizotërues në Jutah, “The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints”, e njohur gjerësisht si kisha Mormone. Zëdhënësi i distriktit Kris Uilliams konfirmoi se dikush paraqiti një kërkesë rishikimi për Librin e Mormonit, por nuk do të thoshte se cilat arsye ishin përmendur. Duke cituar një politikë të privatësisë së bordit të shkollës, ai gjithashtu nuk ka treguar nëse ishte nga i njëjti person që u ankua për Biblën.
Përfaqësuesit e kishës nuk pranuan të komentojnë mbi këtë problem. Anëtarët e besimit lexojnë gjithashtu Biblën.
Williams tha se distrikti nuk bën dallim midis kërkesave për rishikim të librave dhe nuk merr parasysh nëse ankesat mund të paraqiten si satirë. Rishikimet trajtohen nga një komitet i përbërë nga mësues, prindër dhe administratorë në komunitetin kryesisht konservator.
Komiteti publikoi vendimin në lidhje me Biblën në një bazë të dhënash në internet të kërkesave për rishikim dhe nuk shtjelloi arsyetimin e tij ose cilat vargje i gjeti tepër të dhunshme ose vulgare.
Vendimi vjen teksa aktivistët konservatorë, përfshirë edhe ata me bazë në shtet “Prindërit e Bashkuar”, zbresin në bordet e shkollave dhe shtëpitë shtetërore në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke alarmuar se si flitet për seksin dhe dhunën në shkolla.
Për shkak të politikës së privatësisë së distriktit, nuk dihet se kush e bëri kërkesën që Bibla të ndalohej nga shkollat e Davis ose nëse ato janë të lidhura me ndonjë grup më të madh.
Një kopje e ankesës e marrë nga The Salt Lake Tribune përmes një kërkese për regjistrime publike tregon se prindi vuri në dukje se Bibla përmban raste të incestit, prostitucionit dhe përdhunimit. Ankesa përqeshi një “proces të keqbesimit” dhe tha se distrikti po “lejonte që arsimimi i fëmijëve tanë, të drejtat e amendamentit të parë dhe qasjen në bibliotekë” të jetë në duart e “Prindërve të Bashkuar”.
“Utah Parents United la një nga librat më të prekur nga seksi: Biblën”, thuhej në ankesën e prindërve, e datës 11 dhjetor. Më vonë vazhdoi duke shtuar: “Pa dyshim që do të zbuloni se Bibla (sipas ligjit shtetëror) nuk ka ‘vlera serioze për të miturit’ sepse është pornografike sipas përkufizimit tonë të ri.
Komiteti i rishikimit përcaktoi se Bibla nuk kualifikohej sipas përkufizimit të Utahs për atë që është pornografike ose e pahijshme, kjo është arsyeja pse ajo mbetet në shkollat e mesme, tha Williams. Komiteti mund të marrë vendimet e veta sipas ligjit të ri shtetëror të vitit 2022 dhe ka aplikuar standarde të ndryshme bazuar në moshat e studentëve në përgjigje të sfidave të shumta, tha ai.
Një palë e paidentifikuar paraqiti një apel të mërkurën.
Bibla prej kohësh është në listën e librave më të sfiduar të Shoqatës Amerikane të Bibliotekave dhe u hoq përkohësisht nga raftet vitin e kaluar në rrethet shkollore në Teksas dhe Misuri.
Shqetësimet rreth politikave të reja që mund të fusin në grackën e Biblës janë shfaqur në mënyrë të vazhdueshme në shtëpitë shtetërore gjatë debateve mbi përpjekjet për t’i zgjeruar procedurat e ndalimit të librave. Kjo përfshin Arkansas - një nga shtetet që miratoi një ligj këtë vit që do t'i nënshtronte bibliotekistët me dënime penale për sigurimin e materialeve “të dëmshme” për të miturit dhe krijon një proces të ri për publikun që të kërkojë zhvendosjen e materialeve në biblioteka.
“Unë nuk dua që njerëzit të jenë në gjendje të thonë: ‘Unë nuk dua Biblën në bibliotekë’”, ka thënë senatorja demokrate e shtetit të Arkansasit Linda Chesterfield gjatë një seance dëgjimore.
Prindërit që kanë nxitur për më shumë fjalë në arsimimin e fëmijëve të tyre dhe në kurrikulën dhe materialet e disponueshme në shkolla, kanë argumentuar se ata duhet të kontrollojnë se si fëmijët e tyre mësohen për çështje si gjinia, seksualiteti dhe raca.
EveryLibrary, komitet kombëtar i veprimit politik, i tha “Associated Press” muajin e kaluar se po gjurmonte të paktën 121 propozime të ndryshme të paraqitura në legjislatura këtë vit që synonin bibliotekat, bibliotekistët, edukatorët dhe qasjen në materiale. Sipas Shoqatës Amerikane të Bibliotekave, numri i përpjekjeve për të ndaluar ose kufizuar librat në të gjithë SHBA në vitin 2022 ishte më i larti në 20 vitet e fundit.
“Nëse njerëzit janë të indinjuar për ndalimin e Biblës, ata duhet të indinjohen për të gjithë librat që censurohen në shkollat tona publike” tha Kasey Meehan, e cila drejton programin “Liria për të lexuar” në organizatën e shkrimtarëve PEN America.