Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bernie Sanders i bën thirrje Kongresit amerikan të bllokojë ndihmën ushtarake për Izraelin

Senatori amerikan demokrat dhe ish-kandidati për president të SHBA-së, Bernie Sanders, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan të bllokojë ndihmën ushtarake për Izraelin.

Duke iu referuar marrëdhënieve amerikano-izraelite, Sanders ka thënë se lufta në Rripin e Gazës u shkaktua nga sulmi barbar i Hamasit, por theksoi se përgjigja e Izraelit ishte joproporcionale, imorale dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar, shkruan The Guardian.

“Mjaft është mjaft. Tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë më bashkëpunëtorë në shkatërrimin e jetëve të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Gaza”, ka thënë Sanders.

Sanders radhiti një sërë kritikash ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Mjaft është financimi amerikan i luftës imorale, brutale dhe jashtëzakonisht disproporcionale të Netanyahut kundër popullit palestinez. Kongresi duhet të refuzojë çdo përpjekje për të autorizuar 10 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të pakushtëzuar për qeverinë e krahut të djathtë të Benjamin Netanyahut”, ka thënë ai.