Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Beogradi e Moska thellojnë partneritetin strategjik

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Mihail Bogdanov dhe me të ka biseduar për zhvillimin e mëtejmë të partneritetit strategjik. Ata janë pajtuar se vazhdimi i takimeve të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet kontribuon shumë në marrëdhëniet përmbajtësore dhe në bashkëpunimin e gjithanshëm, transmeton koha.net.

Vuçiq e ka falënderuar zyrtarin rus për përkrahjen që Rusia ia bën tërësisë territoriale të Serbisë që manifestohet përmes aktiviteteve të harmonizuara në organizata ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri serb, njofton “novostionline”, ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar dialogut si mënyrë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete paqësore e diplomatike.

Ai e ka njohur Bogdanovin me rrethanat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke përmendur paralajmërimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, siç tha ai, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Zëvendësministri rus Bogdanov ka theksuar se Rusia nuk përzihet në punë të brendshme të vendeve e ka shtuar se çdo destabilizim i Ballkanit Perëndimor ndikon në rrethanat botërore dhe për këtë arsye Rusia e përkrah politikën e Serbisë.