Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, rëndësinë e arritjes së një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme në dialog me Kosovën, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net.
Chepurin tha se Rusia do të vazhdojë t'i ofrojë mbështetje aktive dhe gjithëpërfshirëse Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Vuçiq dhe Chepurin thanë se ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e dy shteteve në fusha të ndryshme, si bujqësia, transporti, energjia dhe teknologjia e informacionit.
Takimi i tyre u zhvillua dy ditë para se në Bruksel të mbahet raund i ri i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq
-
Vuçiqi e uron Putinin për fitoren në zgjedhje, e njofton për situatën në Kosovë
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, ia konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë
-
Vuçiqi me ambasadorin rus bisedon për situatën në Kosovë
-
Putini çmon Vuçiqin, flet rregullisht me të dhe i premton ndihmë për Kosovën
-
Putin, letër Vuçiqit: Llogaris në bashkëpunim të ngushtë