Një grua transgjinore është betuar si zëvendëskryeministre në Qeverinë e Belgjikës të enjten, duke u bërë kështu edhe politikanja trans më e vjetër në Evropë.
Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, është bërë një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë, me dhënien fund të bllokimit 16-mujor pas zgjedhjeve.
“Jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter, transmeton KOHA.
Të mërkurën, shtatë parti u pajtuan të formojnë një koalicion të kryesuar nga Alexander De Croo.
De Sutter e cila është edhe ministre për Shërbime dhe Ndërmarrje Publike, është zgjedhur në Parlamentin Evropian në vitin 2019 duke përfaqësuar Partinë e Gjelbër Flamane.
Edhe
Belgjika pritet të bëhet për herë të parë me kryeministre
Para kësaj, ajo ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vjet.
Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka parë emërimin e De Sutterit si hap përpara për politikanët transgjinorë.