Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Belgjika heton avullimin e miliarda eurove nga xhirollogaritë e Gaddafit

Nga bankat në Belgjikë është avulluar një pjesë e parave nga xhirollogaritë e liderit të vrarë libian, Muammad el Gaddafit, ka raportuar televizioni belg, RTBF.

Pasuria e Gaddafit ishte ngrirë, me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. më 2011. Në atë kohë, në bankat “BNP Paribas fortis”, ING, KBC dhe “Euroclear bank” ndodheshin më shumë se 14 miliardë euro të ish-liderit libian, transmeton Koha.net.

Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk përfshinte kamatat. Për tetë vjet, pasuria e tij është rritur për tre deri në pesë miliardë euro dhe pikërisht ato para janë zhdukur, derisa supozohet se kanë përfunduar në duart e grupeve që luftojnë në Libi.

Për avullimin e disa miliarda eurove nga llogaritë e ngrira libiane është shkruar edhe më parë.