Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Beata Szydlo: Merkel hapi dyert e Europës për mbjellësit e vdekjes

Kryeministrja polake Beata Szydlo ka akuzuar zyrtarët evropianë, para së gjitha kancelaren gjermane Angela Merkel, se duke ua çelur krah më krah dyert refugjatëve, ka hapur dyert e Europës për ata që mbjellin vdekje dhe ka apeluar që Bashkimi Europian më në fund të korrektësinë politike ta zëvendësojë me arsyen politike, transmeton Koha.net.

“Shumë politikanë thonë se nuk duhet ndërlidhur politikën migruese me terrorizmin. Në një masë, kjo është e kuptueshme, nëse flasim për ata që vërtet janë refugjatë. Por, një hapje kaq zemërgjerë,sidomos nga kancealarja Merkel e cila ka ftuar në Europë aq shumë refugjatë, është shfrytëzuar nga ata që mbjellin vdekje”, ka thënë mbrëmë në TPV Beata Szydlo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarja e Qeverisë polake, pas sulmeve në Barcelonë ka thirrur zyrtarët europianë që të zgjohen nga letargjia dhe përfundimisht t’ia nisin ta ruajnë sigurinë e europianëve.

“Europa duhet të zgjohet nga letargjia e të fillojë së menduari për sigurinë e vet. Duhet ngritur nga gjunjëzimi dh nuk duhet frikësuar nga shikimi në sy i të vërtetës. Elitat europiane ose nuk e shohin këtë problem, ose janë rritur me të ose kanë ardhur në përfundim se bota do të jetë e tillë. Ne nuk pajtohemi me këtë”, ka thënë kryeministrja polake, përcjell Koha.net.

Beata Szydol ka përsëritur se nuk çmim të cilin Qeveria e saj është e gatshme ta paguajë për sigurinë e polakëve.