Bruksel, 13 shkurt - Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur Arabinë Saudite në listën e zezë për mosplotësimin e standardeve të luftës kundër larjes së parave dhe terrorizmit.
Komisioni i BE-së njoftoi listën e 23 vendeve që kanë shfaqur performancë të pamjaftueshme në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit.
Në listë përfshihen Afganistani, Samoa Amerikane, Bahamet, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Portoriko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidadi dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virgin të SHBA-së dhe Jemeni.
Si rezultat i kësaj liste, bankat dhe institucionet e tjera financiare që i nënshtrohen rregullave të BE-së do të bëjnë më shumë kontroll dhe inspektim të transaksioneve të institucioneve financiare dhe klientëve të këtyre vendeve me rrezik të lartë, për të përcaktuar më mirë transaksionet e dyshimta të parave.
-
Arabia “dënon dhe mallkon” sulmet e Iranit ndaj shteteve arabe
-
Tensione mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për shkak të Jemenit
-
BE-ja do t’i ulë rastet e azilit nga 7 vendet e konsideruara të sigurta, përfshirë Kosovën
-
BE-ja përfshin Kosovën në listën e vendeve të sigurta për azil
-
Pas OKB-së, edhe BE-ja rikthen sanksionet ndaj Iranit