Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot liberalizimin e vizave për qytetarët e Ukrainës.
Përfaqësues të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian do të vulosin vendimin në Strasburg, më 17 maj.
Ndërkaq, regjimi pa viza për Ukrainën do të hyjë në fuqi nga 11 qershori.
Vendimi do të vlejë për të gjithë qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike.
Ata do të mund të hyjnë pa viza në të gjitha shtetet e BE-së, përveç Irlandës dhe Britanisë, dhe do të mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në një periudhë 180 ditëshe.
Vendimi iu vlen edhe për katër shtete që nuk janë në zonën e lëvizjes së lirë Schengen: Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra.
Artikuj të ngjashëm
-
KE-ja po e shqyrton mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës në BE, por pa të drejta të plota
-
Nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje-dalje në BE edhe për kosovarët
-
Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE edhe për kosovarët
-
Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE
-
Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE