Bruksel, 23 mars – Njëzet e shtatë drejtuesit e Bashkimit Europian miratuan sot direktivat që do të ndjekin negociatorët europianë në diskutimet me Britaninë e Madhe në kuadër të marrëdhënieve të ardhshme pas Brexit, njoftoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
“Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Europian miratuan direktivat që do të ndiqen në diskutimet me Britaninë e Madhe”, njoftoi Tusk në hapje të një diskutimi mbi avancimin e negociatave mes Londrës dhe Brukselit në ditën e dytë të një samiti europian, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.