Në një letër për qeverinë britanike, krerët e Bashkimit Europian theksuan sot se marrëveshja e daljes, e nënshkruar me Londrën, nuk mund të modifikohet, ndonëse kanë garantuar se kërkojnë të evitojnë hyrjen në fuqi të një ligji të përfolur në lidhje me kufirin irlandez, transmeton ATSH shkrimin e AFP-së.
“Sikurse e dini, nuk jemi në pozicionin për të pranuar çdo gjë që modifikon apo është në kundërshtim me marrëveshjen e daljes”, thuhet në këtë letër të nënshkruar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe të publikuar nga qeveria britanike një ditë para votimit të deputetëve të parlamentit britanik mbi këtë marrëveshje.
Artikuj të ngjashëm
-
BE nuk do të rinegociojë marrëveshjen për Brexit
-
Tusk: Asnjë marrëveshje me Londrën për Brexit pa zgjidhjen e problemit irlandez
-
Bashkimi Evropian pranon shtyrjen marrëveshjes së Brexitit
-
Në Britani miratohet substanca e marrëveshjes për Brexit, por shtyhet data e largimit
-
Johnsoni i dërgon letër BE-së për shtyrje të afatit për largim – por pa nënshkrimin e tij