Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja thotë se nuk po e pezullon ndihmën zhvillimore për Palestinën

Bashkimi Evropian vonë të hënën ka anuluar një njoftim të mëparshëm të një komisioneri të BE-së se blloku po “pezullon menjëherë” ndihmën zhvillimore për Palestinën dhe në vend të kësaj do të rishikojë “me urgjencë këtë lloj ndihme” pas sulmeve të militantëve të Hamasit në Izrael, që të sigurohet se paratë nuk po keqpërdoren.

“Nuk do të ketë pezullim të pagesave”, është thënë në një deklaratë të Komisionit Evropian, pesë orë pasi komisioneri për zhvillim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se gjitha pagesat nga programi për zhvillim për palestinezët “do të pezullohen dhe se të gjitha projektet janë duke i rishikuar”.

“Të gjitha propozimet e reja buxhetore do të pezullohen deri në një njoftim të mëtutjeshëm”, tha Varhelyi.

Nuk është dhënë shpjegim për ndryshimin në qëndrim. Një deklaratë e plotë e Komisionit Evropian gjithmonë tejkalon deklaratën e ndonjë komisioneri të BE-së, por ndryshimi në një program 691 milionë euro i vuri kapak një turpëruese për zyrtarët e BE-së në një kohë të ndjeshmërisë ekstreme gjeopolitike.

Image

Që nga dita e shtunë përkrahja e BE-së për Izraelin ka qenë e palëkundur. Është thënë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten në luftën kundër Hamasit.

Edhe BE-ja nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën Botë BE-ja nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën

Njoftimi i Varhelyit për ndihmën për zhvillim për palestinezët kishte ardhur vetëm disa orë pasi zyrtarët e BE-së kishin thënë se në radhë të parë asnjë para e BE-së nuk po shkon te Hamasi dhe se kontaktet janë ngrirë për 16 vjet. BE-ja e konsideron Hamasin grup terrorist.

Pas orëve të paqartësisë se sa thellë do të prekin masat dhe nëse do të ndikojnë edhe tek ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, Komisioni Evropian doli me njoftim se nuk do të ketë pezullim për momentin, por tha se ka nisur “një rishikim urgjent të ndihmës së BE-së për Palestinën”.

“Objektivi i këtij rishikimi është për t’u siguruar që asnjë financim i BE-së në mënyrë indirekte të mos i mundësojë ndonjë organizate terroriste të kryejë sulme kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën.

BE-ja thotë se ka rregulla shumë strikte të kontrollit dhe verifikimit të përfituesve, për të siguruar që fondet e saja të mos jenë në dispozicion të terroristëve.

Në deklaratë Komisioni Evropian ka thënë “se do të rishikojë, nëse në këtë ndryshim të rrethanave në terren programet e saja për mbështetje të popullatës palestineze dhe Autoriteti Palestinez duhet të rregullohen”.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, po ashtu ka kritikuar komisionerin Varhelyi duke insistuar se “pezullimi i pagesave – ndëshkimi i gjithë palestinezëve – do të dëmtonte interesat e BE-së në rajon dhe vetëm se do t’i inkurajonte edhe më tej terroristët”.

BE-ja thotë se është donatorja më e madhe e popullit palestinez dhe ka mbrojtur për vite qasjen e dy shteteve të cilën e ka udhëhequr diplomacia ndërkombëtare që nga marrëveshja e paqes e arritur në Oslo mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirim të Palestinës.

Edhe BE-ja hedh poshtë propozimin për pezullim të marrëveshjes së asociimit me Izraelin Botë BE-ja hedh poshtë propozimin për pezullim të marrëveshjes së asociimit me Izraelin

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë planifikuar të takohen në Muscat të Omanit të martën dhe nëpërmjet videokonferencës të diskutojnë situatën dhe të vendosin për masat.

“Tash duhen të adresohen themelet e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës. Nxitja e urrejtjes, dhuna dhe glorifikimi i terrorit kanë helmuar mendjet e shumë njerëzve”, shkroi Varhelyi. / AP