Një kusht shtesë pritet që t’u shtohet vendeve që e synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Nga ky bllok është paralajmëruar se procesi i zgjerimit do të kushtëzohet me pozicionimin karshi sanksioneve kundër Rusisë.
Serbia është i vetmi vend në rajon që deri më tani nuk i ka marrë parasysh qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se në të ardhmen, gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse, parasysh do të merren niveli i përshtatshmërisë me qëndrimet, deklaratat dhe solidaritetin me bllokun në rrafshin e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave themelore të BE-së.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
-
PE-ja ia bën të qartë Serbisë, s’ka përparim drejt BE-së e fonde, pa sanksione ndaj Rusisë
-
PE kërkon që Serbia të penalizohet për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë
-
Parlamenti Evropian kushtëzon Serbinë
-
BE-ja pret nga Serbia që të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë