Liderët e Bashkimit Evropian do t’ua shprehin solidaritetin protestuesve bjellorusë, nëpërmjet një video-konference urgjente të mërkurën, rreth gjendjes në ish-republikën sovjetike, ka bërë të ditur të hënën presidenti i Këshillit Evropian.
BE-ja ka filluar t’u vejë sanksione zyrtarëve bjellorusë, të cilët i konsideron përgjegjës për manipulime zgjedhore dhe shtypje të protestave masive, pas zgjedhjeve të 9 prillit, në të cilat lideri veteran, Aleksandar Lukashenko e shpalli fitoren. Kundërshtarët e tij thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara.
"Populli i Bjellorusisë ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet dhe t’i zgjedhë lirshëm liderët”, ka thënë Charles Michel, raporton Reuters, transmeton KOHA.
"Dhuna kundër protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të lejohet”, ka thënë ai.