Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja nënshkruan marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin për gaz

Si pjesë e lëvizjeve të BE-së për t'i dhënë fund varësisë së saj ndaj gazit rus, blloku ka nënshkruar të mërkurën, një marrëveshje të përkohshme me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit natyror.

Marrëveshja do të mundësojë rritje të konsiderueshme të sasisë së gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të lëngëzohet dhe më pas të transportohet në tregjet evropiane, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub.

Dy rrugë për të sjellë gazin në Evropë janë aktualisht në shqyrtim - rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.

Rusia aktualisht e furnizon BE-në me 40% të gazit natyror, të cilin ajo e importon nga vendet të ndryshme .

Edhe Rusia e Kina nënshkruajnë marrëveshje për gazin Botë Rusia e Kina nënshkruajnë marrëveshje për gazin

Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën.

Në mars të këtij viti, BE-ja u zotua ta reduktojë importin e gazit nga Rusia me dy të tretat.