Bashkimi Evropian ka njoftuar të enjten se pesë shtete anëtare kanë dërguar ndihma mjekësore për Indinë që po përballet me valën shkatërruese të pandemisë së koronavirusit.
BE-ja ka dërguar gjeneratorë për të ndihmuar spitalet në furnizimin me oksigjen. Përveç gjeneratorëve, pesë shtetet e BE-së kanë dërguar edhe ventilatorë, ilaçe antivirale dhe remdesivir.
India ka shënuar të enjten një tjetër shifër enorme, kur konfirmoi 379 mijë raste të reja të infektimit, duke e çuar kësisoj bilancin e përgjithshëm të të infektuarve në 18.3 milionë raste. Kjo shifër është njëherësh më e larta ditore e raportuar në gjithë botën.
Artikuj të ngjashëm
-
India në kolaps, Britania e Madhe ia premton edhe 1 mijë ventilatorë
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit