Bashkimi Evropian do të miratojë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, gjatë ditës së premte.
Ambasadorët e BE-së të premten planifikojnë të finalizojnë një paketë të re sanksionesh për të kufizuar aksesin e Rusisë në sektorin financiar të Evropës dhe në teknologjitë kryesore.
Ministrat e Punëve të Jashtme do të takohen në Bruksel në orën 15:00. për të miratuar zyrtarisht masat.
Sanksionet synojnë të kufizojnë aksesin e Moskës në tregjet ndërkombëtare dhe gjithashtu do të vendosin kontrolle të eksportit për mallrat me përdorim të dyfishtë, dhe të teknologjisë së lartë në një përpjekje për të penguar ekonominë ruse.
Artikuj të ngjashëm